Challandes: Fitoren ia dedikojmë Vokrrit

Futboll

Challandes: Fitoren ia dedikojmë Vokrrit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 00:09
Trajneri Challandes

Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë.

“Ishte një fitore për Fadil Vokrrin. Një ndeshje emocionale dhe shpresoj se ai nga lart na ka shikuar”, ka thënë zvicerani.

“Nga ndeshja e parë ndryshuam. Kishim nevojë për këtë fitore dhe e arritëm. Besoj që do ja dalim mirë deri në fund dhe do të këtë edhe fitore të tjera”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat