Robinho: Chelsea filloi të stamponte fanella me emrin tim, kështu që Real më shiti te Man City

Futboll

Robinho: Chelsea filloi të stamponte fanella me emrin tim, kështu që Real më shiti te Man City

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 22:16
Robinho

Robinho ka zbuluar se donte të largohej nga Real Madrid për t’iu bashkuar Chelsea-t, por është detyruar të shkojë te Manchester City më pas.

Braziliani shpjegoi se kishte një mosmarrëveshje midis klubit spanjoll dhe Bluve të Londrës që e detyroi të shkonte te Qytetarët.

“Doja të shkoja te Chelsea, Scolari më kishte thënë se mund të bëja diferencën në ekipin e tij,” shprehet braziliani.

“Gjithsesi, Real Madrid i prishi marrëdhëniet me ta, atyre nuk u pëlqeu mënyra se si Chelsea kishte filluar të shiste fanella me emrin tim përpara se të finalizohej marrëveshja.

“jam i sigurt se kjo ishte arsyeja pasi ishte çështje krenarie për Real Madrid. Mbi të gjitha, Chelsea ishte në Champions League ndërsa City jo.

“Nuk jam penduar që u largova nga Real Madrid, por më vjen keq që nuk u ndamë mirë.

“Madrid ishte klubi që më hapi dyert dhe më dha shansin të kisha sukses në Europë, mbase mënyra se si luftova për t’u larguar ka bërë që të mos kemi kujtime të bukura.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat