Kosova shënon fitoren e parë, kthen kokulur Ishujt Faroe!

Futboll

Kosova shënon fitoren e parë, kthen kokulur Ishujt Faroe!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:43
Festimi i golit

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës shënon fitoren e parë në një ndeshje zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë elektrizuese që krijuan tifozët “Dardanët”. Kosova i shkaktoi humbje me rezultat 2:0 Ishujve Faroe, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit 3 të Ligë së Kombeve, në Divizionin D në futboll. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu janë trimat e fitores së madhe dhe njëherësh e njoftuan me humbje Ishujt Faroe. Kosova është lider në grup me 4 pikë të mbledhura, një më shumë se Ishujt Faroe.  

Dy ndeshjet e para, një fitore e një barazim (me Azerbajxhanin 0:0) dhe aq më bukur është që nuk kanë pësuar asnjë gol përplot 180 minuta. Kur i shtohen edhe tri ndeshje miqësore (Kosova mundi me 1:0 Madagaskarin, me 2:0 Burkina Fason dhe me 3:0 Shqipërinë) nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandesit, atëherë janë plot 450 minuta janë pa pësuar gola. Kohë e freskët, në një atmosferë të shkëlqyeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, futbollistë treguan lojë të nivelit mesatarë.  Në minutën e 9-të, ishte një emocion i veçantë në stadium, kur tifozët “Dardanë” kanë bërë një gjest tepër interesant për ta nderuar ish kryetarin legjendar të Federatës se Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Në tribuna është ngritur numri 9, i bartur nga Vokrri, si edhe fotografia e tij me mbishkrimin “Our Hero” (Heroi ynë).  I gjithë publiku ka thirr emrin e tij dhe kanë ngritur lart numrin nëntë duke krijuar një atmosferë drithëruese në stadiumin e përuruar disa javë më parë.

Në periudhën e parë të lojës, Kosova zotëroi lojën përmes këmbëshpejtit Milot Rashica, por jo edhe të atakoi seriozisht portën e rivalit.  Në minutën e pestë, Milot Rashica me hapa të shpejt futet nga pozita anash në 16-sh, por goditja e tij devijohet në korrne. Në minutën e 20-të, Amir Rrahmani nuk u tregua i shkathtë, goditja e tij shkoi lartë mbi portën e portierit të Ishujve Faroe. Pas disa veprimeve të rrjedhshme, një mundësi e shkëlqyeshme e Kosovës që të avancoi, por të pafat. Pikërisht në minutën e 21-të, Arbër Zeneli depërtoi shumë mirë nga e majta, megjithatë goditja e tij shkoi jashtë portës.  Ishujt Faroe luani me mjaft qetësi në repartin e mbrojtjes por herë – herë ishin edhe të ashpër.

Prandaj, në 45 minutat e parë Kosova nuk dha atë që pritej nga rreth 13 mijë shikues, që bënë atmosferë të jashtëzakonshme.  Në pjesën e dytë, tjetër fytyrë e Kosovës, e cila dha gjithçka nga vetja. Për 10 minutat e parë të pjesës së dytë shënuan dy herë, duke ngritur në këmbë tifozët “Dardanët”, që meritojnë notë 10-she për atmosferën. Në minutën e 50-të, Arbër Zeneli nga rreth 15 metra me një goditje të fortë shënon në këndin e poshtëm të majtë të Ishujve Faroe, 1:0.

Pas një minute, Donis Avdijaj humbë një rast të mirë, që lehtë ka mundur të shënojë, ku ishte përballë portierit. Në minutën e 55-të, Atdhe Nuhiu nga afërsia nuk e pati të vështirë të thelloi epërsinë në 2:0 dhe ta ngritë në këmbë gjithë stadiumin e Prishtinës. Kosova shënon fitore të madhe, në ndeshjen e parë zyrtare të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova kryeson grupin me 4 pikë, duke lënë pas Ishujt Faroe me 3, Azerbajxhanin 2 dhe Maltën me 1 pikë.

 

Kosova-Ishujt Faroe 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shikues: 13000.

Gjyqtar: B. Vertenten (Belgjika).

Shënues: Zeneli (50’), Nuhiu (55’).

Kartonat e verdhë: Nuhiu - Edmundsson, Nattestad, K. Olsen.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica (Zhegrova 78’), Avdijaj (Halimi 68’), Zeneli dhe Nuhiu (Muriqi 84’).

Ishujt Faroe: Nielsen, Vatnhamar, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Bartalstovu (Davidsen 79’), Hansson, Joensen, Sorensen (K. Olsen 89’), B. Olsen (Vanthamar 62’) dhe Edmundsson.

Liga e Kombeve, D

Kosova-Ishujt Faroe     2:0

Malta-Azerbajxhani     1:1

Tabela

1. Kosova   2       1       1       0       4

2. Ishujt Faroe     2       1       0       1       3

3. Azerbajxhani   2       0       2       0       2

4. Malta     2       0       1       1       1

 

 

90' Kosva i buzëqesh fitorja e parë zyrtare e saj në stadiumin "Fadil Vokrri".

 84’ Kosovës po i troket fitorja e parë në një duel me një ekip modeste.

76' Kosva tregon lojë të mirë ndaj Ishujve Faroe që asnjëherë nuk rrezikuan portën e Kosovës.

73’ Kosova po luan më mirë, është më energjike se sa rivali.

69’ Kosova pranë fitores, po luan me vetëmohim të pashoq.

62’ Kosova po shkëlqen në periudhën e dytë të Lojës dhe është shumë afër trepikëshit apo fitores së parë. Atdhe Nuhiu ndëshkohet me karton të verdhë.

55’ Atdhe Nuhiu nga afërsia se pati të vështirë të thelloi epërsinë në 2:0 dhe ta ngritë në këmbë gjithë stadiumin e Prishtinës.]

51’ Donis Avdijaj humbë një rast të mirë.

50’ Arbër Zeneli nga rreth 15 metra me një goditje të fortë shënon në këndin e poshtëm të majtë të Ishujve Faroe, 1:0.

50' Arbër Zeneli shënon.

48' Pa gola në Prishtinë.

Filloi pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë:45’ Lojë mesatare, me dominim të Kosovës, por pa raste të volitshme.

41’ Kosova nuk po e gjen rrjetën, vazhdon pa gola.

37’ Ishujt Faroe po mbrohen me sukses deri me tash, kurse Kosova me gjithë veprimet e shpejta deri me tani janë shterpe në drejtim të portës rivale.

33’ Pa gola në Prishtinë. Pak raste.

30’ Kosova vazhdon me presionin e saj, por jo të vijnë edhe të rasti apo goditja direkt në portë.  

28’ Pa dyshim se Ishujt Faroe paksa luajnë edhe ashpër por janë edhde të rrezikshëm me topa të gjatë .

26’ Kosova orvatet me të gjitha forcat, por ç’ është e vërteta me lojë nuk bind të paktën deri me tash.

21’ Mundësi e shkëlqyeshme e Kosovës që të avancoi, por e pafat Kosova. Arbër Zeneli depërtoi shumë mirë nga e majta, megjithatë goditja e tij shkoi jashtë portës.

20’ Amir Rrahmani nuk u tregua i shkathët, goditja e tij shkoi lartë mbi portën e portierit të Ishujve Faroe.

18’ Nuk ka gola në kryeqytet! Lojë e zbehtë deri në këto çaste.

16’ Ndihet mungesa e Valon Berishës, për shkak të lëndimit dhe po vërehet edhe në fushë.

12’ Lojë mesatare. Tifozët “Dardanët” i japin një përkrahje të fuqishme djemve tanë.

9’ Ishujt Faroe bëri kërcënimin e parë në drejtim të portës.  Në këtë minutë shpaloset emri i legjendës Fadil Vokrri në stadium. Derisa po zhvillohet ndeshja në minutën e nëntë, tifozët dardanë kanë bërë një gjest tepër interesante për ta nderuar ish kryetarin legjendar të Federatës se Kosovës, Fadil Vokrri.

8’ Nuk ka ndryshim rezultati, Kosova është më kërkuese, por jo edhe të vije të ndonjë rast ideal.

5’ Milot Rashica me hapa të shpejt futet nga anash në 16-sh, por goditja e tij devijohet në korrne.

3’ Lojë e kujdesshme nga të dyja kombëtaret, ndërsa Kosova kërkon të jetë më sulmuese.

2’ Lojë me taktizime, shikojnë njëra – tjetrën ku i kanë pikat e dobëta.

Filloi ndeshja.  Futbollistët dalin në fushë dhe intonohet himni. Kosova është në Divizionin D dhe ka një barazim 0:0 me Azerbajxhanin, në kuadër të grupit 3. Ishujt Faroe kanë startuar me fitore me rezultat 3:1 në ballafaqim me Maltën.

Atmosferë drithëruese në stadiumin e Prishtinës. Gjithçka është e gatshme për stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Formacione zyrtare janë publikuar dhe Kosova do të jetë sulmuese ndaj Ishujve Faroe.

Image

 

Kosova-Ishujt Faroe

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shikues: 13.000.

Gjyqtar: B. Vertenten (Belgjika).

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica, Avdijaj, Zeneli dhe Nuhiu.

Ishujt Faroe: Nielsen, Vatnhamar, Gregersen, Nattestad, Davidsen, Bartalstovu, Hansson, Joensen, Sorensen, Olsen dhe Edmundsson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat