Trajneri i Skocisë i frikësohet Shqipërisë

Futboll

Trajneri i Skocisë i frikësohet Shqipërisë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:13
Trajneri i Skocisë i frikësohet Shqipërisë

Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare e zhvillon ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve në “Hampden Park” të Glasgow ndaj Skocisë.

Starti pozitiv i Shqipërisë dhe humbja në miqësore e Skocisë në ndeshjen e fundit me Belgjikën bën që të dyja përfaqësueset të kenë një humor të ndryshëm në këtë përballje.

Për trajnerin Alex McLeish, përballja me shqiptarët nuk është e para, pasi vite më parë ka eliminuar Dinamon si lojtar i Aberdinit, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Kupave, shkruan atsh.

“Shqipëria mori një fitore të rëndësishme me Izraelin, kështu që vjen me shumë besim dhe nuk është aspak një skuadër e dobët”.

“Kam dëgjuar se për Skocinë ka më shumë shpresë sesa pritshmëri dhe na duhet që ta ndryshojmë këtë perceptim. Në rast triumfi në këtë kompeticion, është një mundësi e madhe që kanë këta futbollistë për ta vendosur emrin në hartën e rëndësishme të futbollit. Shqipëria?

Kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamos, në vitin 1983 me Aberdinin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara. Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhakën, i cili është vëllai i Granit Xhakës, që luan me Arsenalin dhe Zvicrën. Ka dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren dhe mundësinë e kemi”, deklaroi McLeish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat