Zhgënjejnë kuqezinjtë

Futboll

Zhgënjejnë kuqezinjtë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:42
Zhgënjejnë kuqezinjtë

Paraqitje zhgënjyese e kombëtares së Shqipërisë U-19 në testin e dytë miqësor ndaj Islandës, e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Formacioni i drejtuar nga Erjon Bogdani u mposht me rezultat 1:4, duke dhuruar një performancë poshtë pritshmërive. Kuqezinjtë e rinj u kapën në befasi që në minutën e pestë nga Heimison, ndërsa në fund të pjesës së parë Andrason i çoi shifrat në 0:2. Shqipëria arriti të ngushtonte përkohësisht diferencën me Nezhën në fillim të pjesës së dytë, por islandezët shënuan edhe dy herë të tjera me të njëtin autor, Arnorson, për rezultatin përfundimtar 4:1. Në takimin e parë miqësor me Islandën, vetëm pak ditë më parë, Shqipëria U-19 fitoi me rezultat 1:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat