Gjimshiti pritet të rinovojë kontratën me Atalantën

Futboll

Gjimshiti pritet të rinovojë kontratën me Atalantën

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 18:06
Gjimshiti pritet të rinovojë kontratën me Atalantën

Berat Gjimshiti është futbollisti i vetëm i Atalantës të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm. Karriera e qendërmbrojtësit shqiptar mori një kthesë të papritur në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. Teksa dita-ditës flitej për shitjen përfundimtare nga Atalanta, 25-vjeçari jo vetëm që fitoi besimin e trajnerit Gasperini, që e aktivizoi në tri ndeshje të Serie A titullar, por së shpejti pritet rinovimi i kontratës së tij me bergamaskët. Sigurisht që kjo do të varet edhe nga paraqitjet e tij gjatë pjesës së parë të sezonit. Ai  dy vitet e fundit luajti i huazuar tek Avellino dhe Benevento, aktualisht përfiton 300 mijë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat