Reali futet në garë për mesfushorin e Napolit

Futboll

Reali futet në garë për mesfushorin e Napolit

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 08:50
Piotr Zielinskin

Real Madridi iu është bashkangjitur Liverpoolit dhe Manchester Cityt në garën për mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinskin, shkruan Calciomercato.

Polaki sapo ka nënshkruar kontratë të re me klubin italian, që do të thotë se klauzola e tij është rritur në 120 milionë euro.

24-vjeçari që prej transferimit të tij nga Empoli në Napoli, në vitin 2016, ka arritur t’i bëjë 96 paraqitje në të gjitha garat duke i shënuar 15 gola.

Zielinski është bërë një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Carlo Ancelottit, i cili deri më tani ka arritur t’i shënoj dy gola në tri ndeshjet e para të Serie A-së, të dyja ishin kundër Milanit, në fitoren përmbysëse nga 2-0 në favor të Milanit, në 3-2 në fund për Napolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat