Giroud e kalon Zidanin në listën e golashënuesve më të mirë të Francës

Futboll

Giroud e kalon Zidanin në listën e golashënuesve më të mirë të Francës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 00:34
Olivier Giroud

Olivier Giroud e ka kaluar legjendën Zinedine Zidanin në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve për Francën, pasi goli i tij ndaj Holandës në Ligën e Kombeve ishte i 32-ti.

Sulmuesi 31-vjeçar i Chelseat u detyrua të priste deri në vitin 2011 për të debutuar për “Tre kolorët”, pasi më parë kishte dështuar ta përfaqësonte vendin në grupmoshat e reja.

Forma e tij e shkëlqyer në Montpellier e solli Giroudin në Kombëtare, dhe prej asaj kohe ai është ftuar vazhdimisht.

Që prej atëherë, Giroud ka bërë 82 paraqitje për Francën.

Këto paraqitje i bënë atë fitues të Kupës së Botës, të cilën Franca e fitoi këtë verë në Rusi, edhe pse Giroud nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Megjithatë, Giroud ia siguroi fitoren Francës ndaj Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve sonte në Paris, me golin e realizuar pas plot 11 ndeshjeve.

Golashënuesi më i mirë në histori të Francës është Thierry Henry me 51 gola, Michel Platini renditet i dyti me 41.

Giroud është i katërti me 32, duke e lënë Zidanin në vendin e pestë me 31.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat