Shkëlqeu ndaj Gjermanisë, Chelsea injoroi yllin e Francës

Futboll

Shkëlqeu ndaj Gjermanisë, Chelsea injoroi yllin e Francës

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 22:09
Christophe Lollichon

Në një intervistë për median franceze ‘Le Figaro’, trajneri i portierëve të Chelseas, Christophe Lollichon rrëfyer se portieri Alphonse Areola mund të ishte transferuar te Chelsea gjatë merkatos së verës. Trajneri 55-vjeçar ka zbuluar se portieri i përfaqësueses së Francës dëshironte të largohej nga PSG, por Blutë e Londrës nuk shfaqën interesim për futbollistin. Areola u zhvillua nga Akademia e PSG, përpara se të bashkohej me ekipin e parë në sezonin 2012-13. Por iu desh eksperienca në tre aventura huazimi larg “Parc des Princes” përpara se të aktivizohej si portier i parë për kampionët në fuqi të Francës. Gjithsesi, pas dy sezonesh të fuqishme me PSG, portieri rrezikon të kthehet në rezervën e Gianluigi Buffon këtë sezon. Mbase duke nuhatur të njëjtën gjë, Areola kërkonte një tjetër destinacion larg PSG, me Chelsean si klubin e përzgjedhur prej tij.

Është pikërisht kjo ajo që ka konfirmuar trajneri i portierëve të Chelseas, Christophe Lollichon, që rrëfeu se portieri i Francës, që u rikonfirmua me performancën e shkëlqyer në përballjen ndaj Gjermanisë, kishte përzgjedhur Chelsean si ekipin e zemrës për transferimin e verës. Por, dëshira e tij nuk u mbështet nga Chelsea që nuk shfaqi fare interesim. “Folëm shumë gjatë verës. Ai dëshironte të vinte këtu, por vendimi përfundimtar nuk ishte përgjegjësia ime. Do të kishte qenë kënaqësi të punoja me atë. Mua nuk më duhej të prisja të enjten, kur ai debutoi me Francën ndaj Gjermanisë, që të zbuloja cilësitë e Areola”, deklaroi trajneri i portierëve të Chelseas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat