Ujkani: Do japim maksimumin ndaj Ishujve Faro, jemi krenarë që luajmë për Kosovën

Futboll

Ujkani: Do japim maksimumin ndaj Ishujve Faro, jemi krenarë që luajmë për Kosovën

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 20:57
Samir Ujkani

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka premtuar se skuadra do të jep maksimumin ndaj Ishujve Faro në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve.

30-vjeçari tha se brenda grupit atmosfera është e mirë dhe se të gjithë janë krenarë që luajnë për Kosovën.

“Është hera e parë që po luajmë kualifikuese në vendin tonë, ne lojtarët e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo gjë. E kemi pritur tash e dy vite këtë moment dhe jemi përgatitur. Presioni në futboll është gjithmonë dhe besoj se është gjë normale. Duhet të japim maksimumin që të kënaqim gjithë Kosovën”.

“Atmosfera është e mirë brenda e grupit pasi ne e duam Kosovën dhe për këtë kemi ardhur këtu, jemi si vëllezër. Kemi luajtur para dy vitesh me Ishujt Faro, ishte loja e parë miqësore pas pranit. Ka qenë një lojë krejt ndryshe, ata janë të motivuar se kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Maltës dhe tani duan një fitore tjetër. Ne do japim maksimumin dhe shpresoj të gëzojmë popullin tonë”.

Kapiteni u pyet se çfarë do të thotë për atë dhe skuadrën se gjithë biletat janë shitur brenda pak orëve:

“Edhe ne kemi pak probleme me bileta pasi gjithë familjarët kanë dëshirë të vijnë në stadium. Është kënaqësi e madhe pasi tregon se në vendin tonë interesimi për futboll është shumë i madh. Ndihem krenar që mund ta përfaqësoj vendin tonë dhe duam që ta dërgojmë Kosovën sa më lart”.

“Për ne ishte gjithmonë ëndërr të luajmë për Kosovën, kur isha i ri ëndërroja për këtë dhe tani është realitet. Jemi krenarë që luajmë për vendin tonë dhe do të japim më të mirë që të bëjmë sa më mirë që është e mundur. Kosova ka histori speciale, e dimë sa njerëz kanë luftuar për këtë ditë, që të mbajnë futbollin gjallë, sepse nuk ishte e lehtë. Për ne është shumë speciale dhe jemi krenarë”, ka thënë Ujkani në konferencën për media para ndeshjes ndaj Ishujve Faro të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat