Dhunoi taksistin, në pranga Nicklas Bendtner

Futboll

Dhunoi taksistin, në pranga Nicklas Bendtner

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:37
Nicklas Bendtner

Danezi Nicklas Bendtner njihet për bëmat e tij jashtë fushe, por këtë herë veprimi i tij i ka kushtuar shumë, duke e vënë pas hekurave.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili aktualisht është pjesë e Rosenborg është arrestuar nga policia në Kopenhagen pasi mbrëmjen e të shtunës ka dhunuar një taksist.

Një zëdhënës i kompanisë, “DanTaxi”, ka folur për gazetën ku e ka pranuar se Bendtner ka sulmuar punëtorin e tyre.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë të paqarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat