Trajneri i Ishujve Faroe: Ne jemi takuar në Frankfurt me Kosovën ku humbëm 2:0

Futboll

Trajneri i Ishujve Faroe: Ne jemi takuar në Frankfurt me Kosovën ku humbëm 2:0

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 17:42
Trajneri i Ishtujve Faroe: Ne jemi takuar në Frankfurt me Kosovën ku humbëm 2:0

Në konferencën për media përzgjedhësi i Kombëtares së Ishujve Faroe Lars Olsen dhe kapiteni  Ateli Gregerson kanë bërë një përshkrim të ekipit të tyre. Olsen tha se ne vijmë këtu pas një fitoreje kundër Maltës e cila shfaqi një lojë të mirë dhe kjo na ndihmon shumë. Kosova ka një ekip të mirë dhe ata barazuan me Azerbajxhanin. Nuk do të jetë e lehtë dhe luajnë para publikut të vet e sa kam dëgjuar në stadium nesër do të jenë 12 mijë deri në 13 mijë adhurues dhe këtë mbështetje do ta ndjejnë edhe  futbollistët në fushë. Ne jemi takuar në Frankfurt me Kosovën ku humbëm 2:0, por ka kaluar një kohë e gjatë dhe shumë futbollistë nuk janë e nuk di në anën e Kosovës a janë ata futbollistë pasi nuk kam njohuri për përbërjen. Ndonëse në grupin  tonë Kosova është favorite në letër, por unë mendojë se kemi një grup shumë të baraspeshuar dhe nuk ka favoritë absolut. Ne kemi pritur gjatë për këtë dhe do të orvatemi të bëjmë më të mirën dhe ndeshjet në shtëpi janë mjaft të rëndësishme. Pas konferencës përmedia Kombëtarja e Ishujve Faroe  mbajti seancën stërvitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat