Sarri kërkon dy lojtarë nga Milani

Futboll

Sarri kërkon dy lojtarë nga Milani

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:53
Mirëpo Milani nuk e ka ndërmend që ta shes kapitenin e tij dhe qendërmbrojtësin e e blerë nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi Leonardo Bonucci u transferua te “Zonja e Vjetër”.

Maurizio Sarri, trajneri i ri i Chelseat, dëshiron që ta përforcojë edhe më shumë klubin londinez duke kërkuar transferimin e Alessio Romagnolit dhe Mattia Caldaras nga Milani.

Dy qendërmbrojtësi janë të lidhur me Milnani me kontrata të gjata, mirëpo me Cesc Fabregasin, David Luizin dhe Gary Cahilin, të tre afër largimit nga “Stamford Bridge”, Sarri dëshiron që ta përdorin njërin nga ta në mënyrë që ta sjellë në Londër njërin nga dy lojtarët e përmendur të klubit italian.

Mirëpo Milani nuk e ka ndërmend që ta shes kapitenin e tij dhe qendërmbrojtësin e e blerë nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi Leonardo Bonucci u transferua te “Zonja e Vjetër”.

Chelsea ka shprehur edhe më parë interesim për Romagnolin, ndërsa kapiteni më i ri i skuadrës së Gennaro Gattusos nuk e ka ndërmend të largohet nga “San Siro” duke e parë planin afatgjatë të skuadrës që është duke u ndërtuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat