Pogba: “Përderisa nuk më shihni me fanellë të Barcelonës…”

Futboll

Pogba: “Përderisa nuk më shihni me fanellë të Barcelonës…”

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 14:18
Paul Pogba

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i ka mohuar spekulimet se ai do të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ka bërë të ditur se ai ka disa probleme të vogla me trajnerin Jose Mourinho.

Gjatë kësaj vere, përveçse se i fitoi me Kombëtaren e Francës turneun e Kupës së Botës në Rusi, Pogba edhe u kërkua nga Barcelona. Shpeshherë ishte vetë Pogba ai i cili i nxiste spekulimet për transferimin e tij në klubin katalona.

Megjithatë, një javë pasi kishte thënë se nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ai ka thënë se lajmet për transferimin e tij janë thjesht spekulime, dhe se ai synon të fitojë me “Djajtë e kuq”.

“Të flas për transferime? Kam kontratë [me Manchester Unitedin]. Kemi pasur disa gjëra të vogla me trajnerit, por marrëdhënia është gjithmonë e njëjtë, si trajner dhe lojtar. Ne kemi një synim të përbashkët, që është për të fituar”, ka thënë Pogba.

“Përderisa nuk më shihni me fanellë të Barcelonës, kjo është sepse jam në Manchester. Gjithmonë do të ketë spekulime”.

Në një intervistë pas ndeshjes kundër Leicesterit, në të cilën Pogba kishte qenë kapiten, francezi kishte thënë se ai do të gjobitej nëse do të thoshte atë që mendonte apo dëshironte me të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat