Kush është Binaku, zbulimi i Panuccit që i bëri të gjithë për vete

Futboll

Kush është Binaku, zbulimi i Panuccit që i bëri të gjithë për vete

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:01
Egzon Binaku

Kristian Panuçi e kishte zbuluar Egzon Binakun, që në muajin mars të këtij viti dhe e grumbulloi në miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Mirëpo, 23-vjeçari u dëmtua dhe mungoi në dy humbjet radhazi të kuqezinjve në fundin e majit dhe fillimin e qershorit.

I panjohur për tifozët shqiptarë, por mjaftonte fakti që Malmo kishte besuar tek ai dhe kjo bindi edhe trajnerin kuqezi se bëhej fjalë për një mbrojtës të majtë shumë premtues.

Ishte koha kur Panuçi deklaronte se po kërkonte një lojtar që do të zëvendësonte Ansi Agollin.

Pasi kaluan tre muaj nga thirrja e parë dhe për më tepër marrja e nënshtetësisë shqiptare, Binaku u shfaq të premten e 7 shtatorit në “Elbasan Arena”.

Një paraqitje mbresëlënëse ndaj Izraelit, që të jepte përshtypjen se lojtari me origjinë nga Kosova, i lindur dhe i rritur në Suedi, kishte vite që luante për kuqezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat