Akuza për Allegri-n: Më deklaronte të dëmtuar kur nuk isha

Futboll

Akuza për Allegri-n: Më deklaronte të dëmtuar kur nuk isha

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:43
Allegri

Pas një karriere të tërë të kaluar tek Juventus, përveç një viti huazim tek Empoli, Claudio Marchisio tashmë është një lojtar i Zenit St Petersburg.

Gjithsesi, marrëdhënia e tij me Allegri-n nuk ka qenë më e mira dhe kjo për shkak të minutave të pakta që i ka dhënë trajneri italian gjatë dy viteve të fundit.

“Kishte ardhur koha të na ndaheshin rrugët. Këto dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehtë, por ky është rreziku që të vjen me punën.

“Ajo që më ka zhgënjyer më shumë ka qenë se kishte raste që më deklaronin të dëmtuar kur nuk isha.”

Mesfushori italian ishte përfolur për një kalim te një sërë klubesh por në fund zgjodhi t’i bashkohej rusëve të Zenit.

“Fola me drejtorin sportiv Jabier Ribalta dhe ai më bindi menjëherë. Për mua tani është e rëndësishme të tregoj se kush jam në fushën e lojës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat