John Terry befason, drejt Premier Ligës ruse

Futboll

John Terry befason, drejt Premier Ligës ruse

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:57
John Terry

Legjenda e Chelsea-t John Terry pritet të firmosë për Spartak Moskën, pasi 37-vjeçari është duke kryer vizitat mjekësore me klubin rus dhe nëse i kalon, ka gati një kontratë sezonale, për 2 milionë euro.

Mbrojtësi ka qenë agjent i lirë që kur la Aston Villa-n në fund të majit, pas disfatës në play-off të Championship, kundër Fulham-it.

Terry ishte i pavendosur në lidhje me të ardhmen, duke menduar edhe tërheqjen nga futbolli, por ndërkohë kishte marrë sërish ofertë nga Villa dhe dukej se do të firmoste sërish në Birmingham.

Gjithsesi, tashmë mbrojtësi veteran ka bërë një zgjedhje befasuese, duke shkuar në Rusi. Spartak Moska kërkon një mbrojtës me eksperiencë, sepse ka humbur për dëmtim të rëndë francezin Samuel Gigot. Klubi rus do të marrë pjesë në Europa League këtë sezon dhe synon titullin kampion në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat