Zidane e paralajmëron Lopeteguin: Kur je trajner i Realit, duhet të fitosh gjithçka

Futboll

Zidane e paralajmëron Lopeteguin: Kur je trajner i Realit, duhet të fitosh gjithçka

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 08:06
Julen Lopetegui

Zinedane Zidane ka folur për të kaluarën e tij si trajner i Real Madridit, me ç’rast i ka thënë edhe disa fjalë për pasardhësin e tij, Julen Lopetegui.

Vetëm pesë ditë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi, legjenda franceze i habiti të gjithë duke hequr dorë nga posti i trajnerit të Los Blancos.

Ndërsa gjatë një interviste për UEFA, ai ka folur për triumfet në Ligën e Kampionëve, si edhe për objektivat që duhet t’i plotësojë një trajner i Mbretërve.

“Kur je trajner i Real Madridit, duhet të fitosh gjithçka”, janë fjalët e Zidane drejtuar Lopeteguit.

Ndërsa më pas ka folur për suksesin e jashtëzakonshëm dhe rëndësinë e trofeve të Ligës së Kampionëve.

“Të tre titujt ishin fantastikë. Të gjithë ishin të veçantë për arsye të ndryshme. I pari ka rëndësinë e vet, sepse ishte hera e parë që e fitojë si trajner”.

“I dyti ishte sa simbolik aq edhe intensiv – me lojën ndaj Juventusit dhe një gjysmë të dytë të jashtëzakonshme. Ndërsa i treti i kulmoi tri sezonet e mia si trajner i Real Madridit”, ka theksuar Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat