Portieri Chelsea-t: 72 milionë paund nuk janë asgjë për mua

Futboll

Portieri Chelsea-t: 72 milionë paund nuk janë asgjë për mua

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:59
Kepa Arrizabalaga

Kepa Arrizabalaga ka hedhur poshtë rekordin e çmimit të tij botëror dhe ka insistuar se nuk sjellë asnjë presion te performanca.

Gardiani i rankuar shumë lartë, u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur lëvizi për një tarifë prej 72 milion paund në Stamford Bridge për të zëvendësuar Courtois këtë verë.

Gjithsesi, Kepa nuk shikon ndonjë rëndësi në çmim por beson se Chelsea nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të paguante tarifën e rritur falë inflacionit në tarifat e transfertave.

Në një intervistë për AS, portieri ka thënë: “Jo, nuk jam aspak i shqetësuar për çmimin tim. Thjesht fokusohem në lojën time.”

“Ai çmim është sepse tregu është ashtu. Lartë e më lartë po shkojnë çmimet e figurave kështu që e shikoj si një lëvizje të tregut.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat