Bologna - Inter, ndeshje ku Interi nuk duhet të dështojë

Futboll

Bologna - Inter, ndeshje ku Interi nuk duhet të dështojë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 15:07
Icardi

Inter ka zhgënjyer në dy ndeshjet e para të kampionatit (humbje me Sassuolo, barazim me Torino-n) dhe do të kërkojë të marrë fitoren e parë pasditen e sotme, në takimin e vlefshëm për javën e tretë që do të luajnë në fushën e Bologna-s.

Skuadrës së Spalletti-t i mungon qëndrueshmëria dhe kjo u pa qartë në ndeshjen e javës së kaluar, me zikaltrit që shpërdoruan një avantazh 2-0. Edhe Bologna nuk po kalon një moment të mirë forme, duke parë se është një nga tri skuadrat e këtij kampionati që nuk ka shënuar akoma asnjë gol.

Një tjetër statistikë që shkon në favor të miqve është ajo që tregon se vendasit kanë fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit të kampionatit. për më tepër, Bologna ka humbur tri ndeshjet e fundit të kampionatit.icardi

Gjithashtu, Inter nuk ka pësuar asnjë humbje në nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Bologna-s ( fitore, 4 barazime), me disfatën e fundit që ka ardhur në 2002-in, në “Dall’Ara”.

Vetëm dy skuadra kanë pësuar më pak gola se Inter (14) në transfertat e luajtura në kampionatin e kaluar, me zikaltrit që kanë shmangur humbjen në 84% të ndeshjeve larg shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat