Real Madridi e kalon edhe Barcelonën me posedim të topit, Lopetegui ‘kopjon’ stilin e Guardiolas te mbretërit

Futboll

Real Madridi e kalon edhe Barcelonën me posedim të topit, Lopetegui ‘kopjon’ stilin e Guardiolas te mbretërit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 21:59
Real Madrid

Barcelona nën drejtimin e Pep Guardiolas në cdo ndeshje e kishte posedimin e topit, ndërsa tani trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, po e bën të njëjtën gjë.

Në Bernabeu shpesh kritikohej loja pa top dhe me kundërsulme, sepse Barcelona në atë kohë dominonte topin edhe në fushën e Realit.

Mourinho erdhi për ta ndalur Guardiolas, por në fund Reali kishte 27,366 pasime të sakta më pak se Barcelona, ndërsa portugezi shikohej si përgjegjës.

Megjithatë, kohët kanë ndryshuar pasi tani Reali ka 1,505 pasime të sakta, ndërsa Barcelona ka 1,470.

Reali ka kompletuar 90,76% të pasimeve, kundrejt 87,89% të katalunasve.

Lojtari kyç në këtë moment  është Toni Kroos, pasi ai ka bërë 220 pasime të suksesshme.

Këtë lojë Reali e zhvilloi kundër Getafes dhe Gironas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat