Habitet me Interin

Futboll

Habitet me Interin

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:17

Ish trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandeli është rikthyer të flasë për Serinë, A, teksa ka dhënë opinionin e tij për transferimin e Ronaldos te Juventusi, situatën e vështirë në të cilën po kalon Interi, etj.

“Ronaldo është një vlerë e shtuar jo vetëm për Juventusin, por për të gjithë kampionatin italian. Nuk ia kam merakun Allegrit për ta vënë në kushtet e duhura, për të shënuar dhe shkëlqyer, pasi ai është një trajner që di të marrë më të mirën nga lojtarët. Për Interin duhet të pyesni Spallettin, pasi është e pakuptueshme, që pas 45 minutave mjaft të mira, skuadra të bjerë në atë mënyrë”, deklaroi Prandelli.

Aktualisht është i papunë, që pas shkarkimit nga Valencia, por Cesare Prandelli theksoi se mbetet në pritje të ofertave, pasi ka shumë dëshirë të rifillojë nga kampionati italian.

“Kam marrë shumë eksperiencë edhe jashtë Italisë, por kam kuptuar se nuk bëjnë për mua. Kam shumë energji dhe mezi pres që të rifilloj, të drejtoj një skuadër në kampionatin italian”, deklaroi Prandelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat