Spalletti barazon De Boerin, starti më i dobët i Interit në 35 vite

Futboll

Spalletti barazon De Boerin, starti më i dobët i Interit në 35 vite

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:03
Spalletti

Zikaltërit nuk marrin më shumë se një pikë në dy ndeshjet e para.

Spalletti, si Frank de Boer. Një nisje kaq e dobët e sezonit nga ana e Interit, sigurisht nuk ka përmbushur pritshmëritë që kishin përpara fillimit.

Rrallëherë në histori ka ndodhur që zikaltrit ta nisin një sezon me vetëm një pikë në dy ndeshje. I vetmi që ka startuar po kështu kaq ka qenë Frank de Boer, me holandezin që dy vite më parë nuk arriti të merrte maksimumin në dy takimet e para.

Për të gjetur një statistikë më negative sesa kaq do të duhet të hapësh faqet e historisë zikaltër, të shumë viteve më parë.

Në sezonin 1983-1984, Interi i drejtuar nga Radice e nisi me dy humbje përballë Sampdorias dhe Lazios, duke pësuar pesë gola dhe shënuar vetëm një.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat