Fitore e mundimshme e Chelseat

Futboll

Fitore e mundimshme e Chelseat

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2018 Në ora: 18:51
Fitore e mundimshme e Chelseat

Skuadra e Chelseat importoi tri pikë të mundimshme, duke mundur me rezultat 2:1 Newcastlen. Një ndeshje mjaft e mirë dhe dramatike deri në fund, por Newcastle ka qenë i pafat dhe mbetet pa pikë në vatër të vetë.  Tri gola u shënuan për 15 minutat e fundit së pari Hazard nga penalltia ishte i pagabueshëm në minutën e 76-të dhe kaloi në epërsi Chelseat. Në minutën e 83-të, Joselu barazoi rezultatin 1:1, por Yedlin shënoi autogol (87') dhe për fitoren 1:2 të Chelseat. Chelsea në tri ndeshje ka po aq fitore dhe mban vendin e  dytë me 9 pikë sa ka edhe i pari Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat