Sarri “blindon” yllin e Chelseat

Futboll

Sarri “blindon” yllin e Chelseat

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 22:41
Chelsea

Chelsea ka qenë njëra nga skuadrat më aktive të kësaj merkatoje.

Me ardhjen e Maurizio Sarrit në krye të pankinës së londinezëve, ka ndryshuar tejmase politika e klubit sa i përket tregut të transferimeve.

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një interesim të Real Madridit për mbrojtësin e majtë të të kaltërve, Marcos Alonso. Mirëpo i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i strategut italian, i cili e ka vlerësuar spanjollin si njërin nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të së ardhmes.

Mbetet të shihet deri në fund të muajit Gusht nëse do të ketë ndonjë gjë konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

Kujtojmë që afati kalimtar i zgjuar, i ka sjellur rezultat Chelseat. Nga dy takime të zvhilluar deri më tani ka shënuar dy fitore, kurse njërën prej tyre në derbin kundër Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat