Kur Banditët kërkojnë.... Drejtësi...

Futboll

Kur Banditët kërkojnë.... Drejtësi...

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Gazetari i njohur, Adriatik Dosti, nëpërmjet një komenti në faqen e tij në Facebook, kritikon ashpër ish-drejtorin e Partizanit, Dritan Dervishi, i cili dy ditë më parë, kërkonte një dënim ekzemplar të Skënderbeut. Ja shkrimi i plotë i tij:

E shihni këtë Tipin në fotot e mëposhtme?

...E pra ky quhet Dritan Dervishi dhe pas deklaratës së Erion Braçes për më shumë dhunë në stadiumet shqiptare, pas prononcimit publik të tifo-grupit Guerrilas që e gënjen mendja se mbrojtja më e mirë është sulmi...tek përpiqet të fajësojë korçarët e të dalë pa lagur vetë nga ajo lloj violence rrallë e parë në stadiumet tona e me ata vetë protagonistë...duket se Olsi i vëllai i Edit kryeministër për të mbrojtur atë çka ndodhi në realitet në Korçë...vendosi të nxjerrë nga menga Asin e tij ose thënë popullorçe ''Babalen'' e Partizanit...

Dhe e nxori...dhe ai nuk e zhgënjeu tek tha publikisht se Skënderbeu meriton një dënim ekzemplar..

Hahaha ...është një autogol klasik i drejtuesve te Partizanit sepse është njësoj sikur Hajduti të bërtasë e të ulërasë për të shpëtuar veten...kapeni hajdutin.

Për çka shkruaj o Dritan dhe të tjerë që qëndrojnë pas teje... e për çka ndodhi në Korçë gjate ndeshjes Skënderbeu - Partizani ...e pashë Drejtpërsëdrejti me sytë e mi në transmetimin Live te Supersportit shqiptar...ndaj no coment e as qe kam nevojë ..për sytë, gojët, veshët, mendjen e gjykimin e askujt tjetër pasi me del e me mjafton gjykimi e logjika ime në thënien e në mbrojtjen e së vërtetës publikisht dhe lakuriq..ok...

Po cili është ky fare Dritan Dervishi?

Te paktën që nga 1978 kur unë nisa te shkruaj në organet e shtypit shqiptar ..e deri me sot që ende vazhdoj të jem aktiv, pra prej gati 40 vjetësh as e kisha dëgjuar kurrë këtë emër e për te qenë i ndershëm krejt me ju si fytyrë e mbaj mend diku në fundvitet 90..tek e shihja te rrinte mes tifozëve të Tiranës shumë syresh prej te cilëve, djem të mrekullueshëm i kam patur e vazhdoj ti kem miq të mirë ...edhe pse kjo lloj fytyre kurrë nuk me pëlqente e vazhdon te mos me ngjisë kurrkund edhe sot e kësaj dite...

Mbeta i befasuar një ditë tek e pashe dhe lexova se ky person na ishte emëruar Drejtor Teknik tek Partizani...

C'ne ky ..qe hiqej si tifoz i çmendur i Tiranës përfundoi tek Partizani 1... e u be fanatik i te kuqve...ishte e para pyetje qe me erdhi nder mend...

Nisa të pyes veten ç'në ky.. ku studioi, për çfarë u diplomua, ç'kurse ndoqi , ç'gjuhe flet, ç'kulture sportive ka etj etj...

Se me thënë te drejtën nuk di assesi qe ky person ti këtë rënë topit te futbollit ashtu kot qofte edhe njëherë ne sene thjesht sa për qejf ...plus qe aq pak sa e mbaj mend kujtoj se ishte krejtësisht injorant , vulgar e gojë piset dhe shumë i pa kulturuar e pa edukatë...thjesht tifoz i rëndomtë nga ata te gradës se fundit qe nuk ka qejf ti këtë pranë askushi...

Ky Dritani 2 vjet me parë u bë prototipi kryesor e nxitësi nr. 1 i sherrit e dhunës qe shpërtheu në st.S.Stermasi në Derbin ...Partizani - Tirana [2-2]....dhe për këtë''trimëri të tijen''.. siç e shihni edhe në këto foto mori shpërblimin që meritonte...

Edhe atëherë, pra 2 vjet me parë bërtiste e ulëriste para mikrofonave se...fajtoret e dhunuesit e tij e t[ Partizanit "te tij" duhet te marrin dënim ekzemplar...Tirana duhet te dënohet rëndë e të bëhet shembull për te tjerët etj etj ...por pasi u verifikua gjithcka me detaje na doli se ishte pikerisht ai vete qe duhej denuar i pari,...madje rende pasi prej Pankine u fut ne fushe dhe nisi te grushtoje lojtare , ruajtes te rendit, tifoze e gjithkend qe i dilte perpara derisa ra ne nje Hundlesh dhe e pesoi sic duhet ta pesonte...

Pa c'pa Partizani per te mos u diskretituar edhe me keq...i vuri Drune dhe e perzuri nga stafi e organika e tij..

...Dhe si Muti pas kepuces sic di te ngjitet ky Dritani...ja tek na u pa ne krye te te njejtit post..Drejtor teknik tek Kukesi i Gjicit...

Se si e pse dhe per c'merita ...nje zot e di...por...

Safeti ka perzene burra 100 here me te mire se Dritani e qe kane kontribuar vertet tek Kukesi i tij e jo mos fluturonte brenda pak muajsh edhe kete Dervishin pa mjeker...qe kerkonte te shtinte Fall por e genjente vazhdimisht Filxhani..

Dhe kulmi i pa fytyresise se tij qendron ne faktin se pas ketyre dy perzenieve te drejta e njekohesisht te turpeshme te tij ky i pa cipe c 'nuk beri qe te vinte ne stafin drejtues te Tiranes....te asaj Tirane qe kish kerkuar me aq "force e kembengulje"....qe ta denonte rende e ta bente shembull.....

Dhe hop...Dritani ...nje dite te bukur cuditerisht na shfaqet ne Hellas Verona te Italise...here si Scout..e here si Menaxher ..here si Drejtor teknik e here si specialist futbolli.. a financues e sponsor [??? ] njesoj si ai fare tipi tjeter i djeshem i quajtur Drini Caushi nese ju kujtohet qe postonte fotografi me Duken e De Biazin..e hiqej si Menaxher i FIFA e i UEFA... .. per lojtaret shqiptare ne Greqi...e nga ana tjeter ju kerkonte lojtareve te Partizanit e te ndonje ekipi tjeter shqiptar.. te linin a te shisnin ndeshjet...

Pra per te mos ju lodhur koken shume ky Tipi..qe meriton te quhet me plot gojen Mashtrues, injorant, debil, dhunues futbolli e qe ne fakt nuk e lidh kerkund asgje me futbollin shqiptar sepse nuk ka asnje lloj kontributi pa lere merite ne te.. asnje lloj dipllomimi a licensimi zyrtar .. sepse kurre nuk ka qene as lojtar, as trajner, as specialist, as kuadro e makar qofte edhe as gazetar a komentator e opinionist..etj etj... sot po na rishfaqet serisht e po publikisht,...sigurisht me urdher e me porosi te dikujt...e natyrisht edhe i paguar per mercenarizmin e tij te ndyre e pervers...dhe po na kerkon publikisht denimin ekzemplar te Skenderbeut...

Une nuk jam e as kam qene e as kam per te qene ndonjehere Avokati mbrojtes i Skenderbeut...por ama Avokati mbrojtes i historise se futbollit te vendit tim jam e do te jem derisa te jem gjalle e te me punojne zemra, dora , mendja... e llogjika... dhe ne kete histori futbolli Korca e Skenderbeu kane absolutisht kontributet e meritat e tyre jo te vogla e qe duhen respektuar prej gjithkujt..

Ndaj do ti lutesha publikisht organeve perkatese prane FSHF e vecanerisht Komisionit te Etikes e Disiplines .. por pse jo edhe Policise se Shtetit e te Prokurorise qe tipave te tille si ky Dervishi.. qe kerkojne te perligjin e ligjerojne dhunen neper stadiumet tona..te hedhin gurin e te fshehin doren..te mbrojne agresoret e vertete e te fshehin ata qe ne te vertete qendrojne pas tyre Olsat e Bracet me compani.. tu tregojne vendin nje ore e me pare..dhe kjo per te mire te futbollit shqiptar e per ti thene Ndal njehere e mire dhunes e violences neper terrenet tona te futbollit..".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat