Milan mposht Barcelonën për të transferuar këtë lojtar

Futboll

Milan mposht Barcelonën për të transferuar këtë lojtar

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Milan shpreson të transferojë mesfushorin e PSG, Adrien Rabiot.

Nuk bëhet fjalë për tani por për verën e ardhshme në mënyrë që Rabiot të lëvizë drejt “San Siros” me parametra zero, raporton Le10Sport.

Kontrata e 23-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe tashmë Milan raportohet se ka arritur marrëveshjen në parim me lojtarin që kërkon të provojë një aventurë të re.

Drejtori sportiv i Milanit Leonardo, i cili ka mbajtur një pozicion të ngjashëm me PSG më parë, është duke planifikuar një pagë të majme për “yllin” francez.

Kujtojmë që për Rabiot u interesua Barcelona por PSG ka shprehur dëshirën për të mbajtur lojtarin deri në fund të sezonit.

Nëse ndodh e gjitha kjo atëherë në qershor do të jetë vetë 25-vjeçari që do të transferohet ku të dëshirojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat