Ronaldo ishte shumë afër Milanit, ja pse dështoi transferimi

Futboll

Ronaldo ishte shumë afër Milanit, ja pse dështoi transferimi

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 23:17
Cristiano Ronaldo

Mediat italiane kanë zbuluar sot një prapaskenë mjaft interesante që lidhet me yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili u transferua këtë verë te Juventusi.

Është La Republica e cila shkruan se përveç Napolit, të cilit i ishte ofruar portugezi, në garë për CR7 ishte edhe Milani.

Fasone dhe Mirabeli kishin shfrytëzuar marrëdhëiet e mira me agjenti Jorge Mendez, dhe në heshtje po punonin që ta arrinin këtë transferim të bujshëm që nga viti i kaluar.

Negociatat mbetën të hapura edhe gjatë këtij viti, por në fund, fakti që kuqezinjtë nuk ia dolën të kualifikohen në Champions League dhe problemet e shumta me shoqërinë kineze, bënë që kjo alternativë e merkatos të binte poshtë.

Gjithsesi duhet thënë se edhe me kalimin e Ronaldos te Juventusi, Milani përfitoi disi, pasi arriti të marrë në Milano Gonzalo Higuainin, një bomber që premton gola të shumtë për kuqezinjtë, të cilët kanë vuajtur për numra 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat