Gelson Martin dhe 18 minutat që mposhtën një ekip të tërë

Futboll

Gelson Martin dhe 18 minutat që mposhtën një ekip të tërë

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 20:37
Gelson Martins

Stafi teknik i Atletico Madrid ka shpresa të mëdha te Gelson Martins.

Një lojtar eksploziv dhe i rrezikshëm i cili mund të vërë në vështirësi çdo mbrojtje kundërshtare, ai duket se është një blerje e zgjuar.

Diego Simeone iu kthye atij thuajse me një shpresë të dëshpëruar që të tentonte t’i jepte tre pikët brenda ndaj Valencia-s.

Ishte debutimi i lojtarit të blerë në verë.

Ai arriti të ndryshonte dinamikën e lojës dhe të bindte, megjithëse nuk mjaftoi që t’i jepte fitoren Atleti-t.

Gjithsesi, debutimi i Gelson ishte shumë pozitiv, duke konfirmuar formën e mirë të shfaqur në fazën përgatitore.

Në 18 minuta në fushë, ai ka bërë më shumë driblime se i gjithë ekipi i Valencia-s.

Ai ishte një problem konstant për Valencia-n në të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat