Zgjohet nga koma

Futboll

Zgjohet nga koma

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 16:20
Abdelhak Nouri

Talenti i skuadrës holandeze Ajax, Abdelhak Nouri, është zgjuar nga koma dhe ka komunikuar me familjarët e tij për të parën herë që prej kolapsit në korrik të 2017. Vëllai i Nouri ka konfirmuar se gjendja shëndetësore e lojtarit të Ajax është përmirësuar dhe megjithëse ai nuk mund ta lëvizë akoma trupin, është ndihmuar nga të afërmit që e kanë vendosur në një karrige invalidi. Vëllai i lojtarit tha: “Kondicioni neurologjik i tij është më mirë se disa muaj më parë. fizikisht është e vështirë. Ai nuk e lëviz dot trupin, vetëm kokën, por ndonjëherë çohet nga krevati për t’u ulur në një karrige invalidi. Nuk mund të komunikohet akoma me të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat