Prishtina pret sonte Gjilanin nën dritën e reflektorëve

Futboll

Prishtina pret sonte Gjilanin nën dritën e reflektorëve

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 09:45
Stadiumi “Fadil Vokrri”

Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë të Ipko Superligës.

Prishtina e pret në kryeqytet skuadrën e Gjilanit.

Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 19:45, nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Atmosfera pritet që të jetë shumë e mirë, pasi që pos Plisave, në stadium do të jenë edhe tifozët mysafirë, Skifterat.

Për Prishtinën çdo rezultat pos fitores do të ishte dështim, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në kualifikimet e Ligës së Evropës dhe në sfidën e Superkupës.

Ndërkohë, për Gjilanin edhe barazimi do të ishte shumë pozitiv, pasi që gjatë afatit kalimtar më shumë është dobësuar se që është forcuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat