Roma merr 3 pikët ndaj Torinos - Bota Sot
Roma merr 3 pikët ndaj Torinos

Futboll

E enjte, 20 shtator 2018

Roma merr 3 pikët ndaj Torinos

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:39
Roma vs Torino

Ndeshja e parë e së dielës në xhiron e parë të Serie A për sezonin 2018/19 ka prodhuar shumë raste, por vetëm një gol.

Roma fitoi me rezultat 0-1 si mysafir i Torinos, ku të dy skuadrat arritën të bëjnë lojë të bukur.

Ishin Javier Pastore dhe Aleksandar Kolarov që rrezikuan portën në fillim të ndeshjes, ndërsa në minutën e 40-të Tomas Rincon goditi shtyllën.

Në minutat shtesë Alessandro Florenzi provojë të shënojë gol, por Salvatore Sirigu nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Cengiz Under, Pastore, Edin Dzeko vazhduan me shanset e tyre, për goli erdhi në minutën e 90-të.

Dzekoi shënoi gol të bukur në zonë pas kromimit nga Justin Kluivert.

Në xhiron e ardhshme Roma luan kundër Atalantas, ndërsa Torino ndaj Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test