Letra e habitshme e ultrasve të Lazios: Nuk i duam femrat

Futboll

Letra e habitshme e ultrasve të Lazios: Nuk i duam femrat

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:58
Letra e habitshme e ultrasve të Lazios: Nuk i duam femrat

Një letër e tifogrupit të Lacios, Curva Nord, i ka shtangur të gjithë komunitetin e futbollit në Itali. Në hyrje të sektorit të rezervuar për ultrasit në stadiumin “Olimpico”, para ndeshjes së mbrëmshme me Napolin, lexohej një komunikatë, ku kërkohej që në rreshtat e parë të tribunës së tyre të mos kishte gra dhe femra, e tifozët të mos shkonin aty me partneret tyre.

“Për ne, Veriu përfaqëson një vend të shenjtë, një mjedis me një kod të pashkruar, që duhet respektuar. Ne nuk i pranojmë femrat, bashkëshortet dhe të dashurat në rreshtat e parë, prandaj ju ftojmë të poziciononi veten nga rreshti i dhjetë. Atyre që zgjedhin stadiumin si një alternativë për një ditë të lumtur dhe romantike në Villa Borghese, ju rekomandojmë të shkojnë në sektorë të tjerë”, shkruhet në komunikatën e tifogrupit bardhekaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat