Ku po ndërtohet kjo fushë në Kosovë?

Futboll

Ku po ndërtohet kjo fushë në Kosovë?

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:24
Ku po ndërtohet kjo fushë në Kosovë?

Në kuadër të përkushtimit të FFK-së për përmirësimin e infrastrukturës, sot, ka nisur realizimi i projektit për ndërtimin e 12 fushave me bari artificial. Pas fillimit të punëve në Skenderaj, në orët e pasditës kanë nisur punimet edhe në Gjilan për ndërtimin e fushës me bari artificial. Ky projekt për ndërtimin e 12 fushave në komunat që kanë skuadra në IPKO Superligë, është investim i përbashkët i FFK-së, Ministrisë së Sportit dhe Komunave dhe pa dyshim do të lehtësojë punën e klubeve të Superligës dhe njëherësh do tu ofrojë komoditet më të madh për stërvitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat