Sarri: Jemi më mirë se parashikimi

Futboll

Sarri: Jemi më mirë se parashikimi

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:26
Mauruzio Sarri

Chelsea fitoi 3-2 ndaj Arsenal në derbin londinez, duke ngjitur “blutë” e Londrës në krye të renditjes së Premier League me 6 pikë të plota.

Një start që edhe vetë trajneri italian nuk e kishte imagjinuar pas dy ndeshjeve të para, një ekip që duket se ka nisur të funksionojë dhe të kuptojë idetë e Sarri.

“Jam i kënaqur, pasi e nisim kampionatin me dy fitore dhe kjo nuk është pak. Kam pak kohë që punoj, ndaj të grumbullosh 6 pikë pas dy ndeshjes dhe të mundësh Arsenal në derbi është e rëndësishme për mua dhe skuadrën”, u shpreh trajneri Mauruzio Sarri.

Trajneri italian shpreson gjithashtu që golat nga sulmuesit të jenë më të shumtë dhe mbi të gjitha shpreson që në qendër të skuadrës të jetë Eden Hazard, që sipas tij është i pazëvendësueshëm. 

“Më gëzon fakti që Morata realizoi gol, është sulmues i mirë, por nuk duhet të kënaqet me pak, as ai dhe as të tjerët. Kjo ndeshje tregoi se kemi ende shumë për të punuar dhe për të koordinuar më mirë veprimet në fushë. Tashmë është koha që edhe të tjerët të realizojnë më shumë dhe besoj që Hazard të na japë një dorë”, tha Sarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat