Notat e dyshes Strakosha-Hysaj pas ndeshjes Lazio-Napoli

Futboll

Notat e dyshes Strakosha-Hysaj pas ndeshjes Lazio-Napoli

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 09:23
Hysaj/Strakosha

Napoli mposhti Lacion në “Olimpico” në takimin e javës së parë të Serisë A. Edhe pse lacialët kaluan të parët në avantazh, skuadra e Ançelotit arriti të përmbyste rezultatin falë golave të Milik dhe Insinjes.

Një përballje e veçantë pasi në fushë ishin 2 lojtarët e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.

Që të dy bënë paraqitje të mira, pavarësisht se në fund ishte shkodrani ai që festoi. Nuk mund të mungonte vlerësimi i mediave italiane në fundin e ndeshjes: Me notën 6 u vlerësua portieri Strakosha, ndërsa Hysaj 6.5.

Hysaj 6.5 – Mbrojtësi shkodran bën një ndeshje të shkëlqyer në fazën mbrojtëse, duke mos lënë asnjë hapësirë në prapavijë. Aspak fajtor në pësimin e golit, pasi erdhi në krahun tjetër të fushës. Meritë absolute edhe te goli i fitores, pasi dha krosimin final.

Strakosha 6 – Për fat të mirë për të, arbitri Banti anulon një gol në minutën e 41-të takimit, për të cilin Strakosha do të kishte përgjegjësi të mëdha. Bëri shumë pritje shpëtimtare dhe nota e tij mund të ishte më e lartë, po të mos kishte pësuar 2 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat