Ashtu siç i ka hije një kampioni: Barça e fillon kampionatin me fitore, Messi me gola

Futboll

Ashtu siç i ka hije një kampioni: Barça e fillon kampionatin me fitore, Messi me gola

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 00:43
Messi

Barcelona e ka filluar kampionatin 2018/19 me fitore, katalunasit fituan me rezultat 3-0 ndaj Deportivo Alaves.

Skuadra e Ernesto Valverde ishte dukshëm më e mirë dhe kjo ishte një fitore po aq sa e merituar edhe e lehtë.

Pjesa e parë ishte pa gola, edhe pse me shumë raste nga lojtarët vendas.

Edhe një herë, atëherë kur skuadrës i duhet më së shumti, në skenë doli Lionel Messi. Ai me një gol të bukur nga gjuajta e lirë i dha epërsinë Barces në minutën e 64.

Ky ishte goli i 6000-të  i skuadrës katalunase në histori të La Ligas, ndërsa vlen të theksohet se Messi ishte i autor edhe i golit të 5000-të në vitin 2009.

Për të siguruar këtë fitore u përkujdes Philippe Coutinho në minutën e 83-të.

Messi kishte ruajtur pak nga klasi i tij edhe për fundin e ndeshjes, ai shënoi për 3-0 në kohën shtesë dhe me këtë rezultat përfundoi takimi.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është kundër Valladolidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat