Surpriza që në start, Kastrioti befason Luftëtarin në Gjirokastër

Futboll

Surpriza që në start, Kastrioti befason Luftëtarin në Gjirokastër

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 19:15
Vendimtar ishte një gol i shënuar nga Sokol Mziu në minutën e 69?, pas një 11-metërshi të akorduar nga arbitri kyryesor, në favor të skuadrës krutane.

Kategoria Superiore ka nisur me surpriza që në ndeshjen e dytë të saj, teksa Kastrioti ka shtangur Luftëtarin në Gjirokastër. Krutanët që janë debutues në Superligë, kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal 0-1, duke realizuar një start ëndrrash.

Vendimtar ishte një gol i shënuar nga Sokol Mziu në minutën e 69′, pas një 11-metërshi të akorduar nga arbitri kyryesor, në favor të skuadrës krutane.

Vlen të përmendet se Luftëtari ishte aktiv vetëm në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutat e dyta vuajti shumë kundërsulmet e skuadrës së drejtuar nga shkodrani Plori.

Tifozëria vendase kontestoi trajnerin kroat të skuadrës, veçanërisht në momentin që nxori nga loja brazilianin Jackson, por vlen të përmendet se luftëtari pa Bregun dhe Abazin, është vetëm një kopje e shëmtuar e atij të sezonit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat