Sermaxhaj: Java e parë është shumë e rëndësishme

Futboll

Sermaxhaj: Java e parë është shumë e rëndësishme

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 14:38
Genc Sermaxhaj

Sot fillon Superliga e Kosovës në futboll me ndeshjen Feronikeli – Trepça 89.

Analisti i mirënjohur Genc Sermaxhaj në një deklaratë  ka shprehur opinion rreth stinorit të ri në Superligën e Kosovës.

Sipas tij sërish gara për titull do të zhvillohet mes dy skuadrave si Prishtina dhe Drita, por nuk duhet harruar as skuadrat tjera të cilat janë përforcuar gjatë afatit kalimtar veror.    

“Edhe këtë edicion, do të kemi dy ekipe që do te jenë me seriozet për të  bërë garë mes vete sikur edicionin e kaluar, Prishtina dhe Drita që kanë fond e cilësi me të lartë se sa ekipet tjera në kampionatin tonë. Nuk duhen lënë anash as Feronikeli e Llapi të cilat kanë bërë punë të mirë në afatin kalimtar. Ekipet që do të jenë më të rrezikuara mund të jenë Ferizaj, Keku, Drenica, Flamurtari e Gjilani të cilat nuk i shoh lartë.

Sa i përket cilësisë të futbollit të Kosovës, Sermaxhaj ende nuk është i kënaqur me atë se çfarë janë duke bërë ekipet si në Superligë ashtu edhe në ligat tjera të futbollit.

“Unë vazhdoj ta përsëris se futbolli i kosoves nuk ka ngritje. Madje me përgjegjësi e profesionalizëm. Shihen disa ndryshime të vogla në organizime e kushte financiare, por në nivel nuk jam i kënaqur ende. Gjithsesi shpresojmë të kemi lojëra më të shpejta, më atraktive, të cilat joshin edhe shikuesit në stadiume. Java e parë është shumë e rëndësishme sepse ekipet që marrin rezultate pozitive janë në përparsi gjatë javëve pasuese”, përfundoj Sermaxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat