Real Madrid me sytë nga Tottenham për të zevendësuar Ronaldon

Futboll

Real Madrid me sytë nga Tottenham për të zevendësuar Ronaldon

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 13:31
Christian Eriksen

Tashmë që merkato është mbyllur si në Itali, ashtu dhe në Premier Ligë, duket se Real Madrid e ka rrugën e hapur për të bërë goditjen e radhës, duke mos pasur as stresin e konkurrencës.

Florentino Perez është gati të shpenzojë shuma marramendëse për të zëvendësuar Ronaldon. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Real Madrid është duke menduar për lojtarin që luan me Tottenham, i cili pritet  të zbarkojë në Madrid javën e ardhshme

Skuadra madrilene ka nevojë për një lojtar që të luajë në krahë dhe Eriksen konsiderohet I përshtatshëm për të kryer këtë detyrë, i aftë teknikisht dhe që ofron shumë asist, duke qenë një ndihmë e madhe për Luka Modric.

Edhe te Tottenham mendojnë se largimi i mesfushorit 26-vjeçar është i sigurt, madje trajneri Mauricio Pochettino deklaroi se pret largime të lojtarëve “vip” nga skuadra deri më 31 gusht, kur mbyllet merkato në La Liga. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat