Sarri: Jam 100 për qind i bindur se Hazard nuk largohet

Futboll

Sarri: Jam 100 për qind i bindur se Hazard nuk largohet

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 07:05
Maurizoi Sarri

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizoi Sarri, ka thënë se ka folur shpesh me yllin e skuadrës së tij, Eden Hazardin.

Sipas tij ai asnjëherë nuk ia ka përmendur që do të largohet, ndërsa ka shtuar se është i bindur 100 për qind që nuk largohet.

Për Hazardin është folur shumë që mund të kalojë te Real Madridi dhe se klubi mbretëror mund të befasojë me një ofertë madhështore në ditët e ardhshme.

“Kam folur shumë shpesh me Hazard gjatë 10 ditëve të fundit, por lojtari nuk më ka thënë asgjë për t’u larguar në të gjitha bisedat që kemi bërë”.

“Unë jam 100% i sigurt se Eden do të jetë me ne përgjatë gjithë sezonit”, ka thënë Sarri.

Ai ka shtuar se Hazard do të luajë nga minua e parë ndaj Arsenalit.

Në anën tjetër Sarri ka folur edhe për Cesc Fabregasin, ku ka zbuluar se spanjolli ka një dëmtim në këmbë.

“Ka një dëmtim të çuditshëm afër gjurit, por asgjë serioze. Unë besoj se do të jetë gati për ndeshjen e javës së ardhshme”, e mbylli Sarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat