Donis Avdijaj debuton me fitore te Willem II

Futboll

Donis Avdijaj debuton me fitore te Willem II

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:57
Donis Avdijaj

Donis Avdijaj ka debutuar me fitore te skuadra e tij e re, Willem II.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, një ditë më parë është zyrtarizuar si lojtar i Willem II, duke u larguar nga gjermanët e Schalkes.

Duket se Avidijaj ka qenë në formë të mirë fizike, gjë e cila ka bindur trajnerin  tij që ta inkuadrojë që në ndeshjen e parë.

Avdijaj ka luajtur 25 minuta të ndeshjes që Willem II e fitoi 0-1 në udhëtim te Groningen.

21 vjeçari i Kosovës edhe pjesën e dytë të sezonit të kaluar ka qenë pjesë e elitës së futbollit të Holandës, ku në 11 paraqitje realizoi tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat