Inter ia kthen Realit, asnjëherë s’bëmë ofertë për Modricin

Futboll

Inter ia kthen Realit, asnjëherë s’bëmë ofertë për Modricin

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 18:27
Luka Modric

Interi insiston se ata “asnjëherë nuk kanë kotaktuar” Luka Modricin, pasi që thuhet se Real Madrid kanë raportuar këtë gjë në FIFA

Inter ka qenë i lidhur me Modricin, përderisa trajneri Luciano Spalletti e kishte bërë publike këtë gjë duke thënë se e ka “ëndërr” që ta menaxhojë mesfushorin.

Këto lajme kanë shtyrë Los Blancos të marrin këtë veprim.

Por, Interi ka lëshuar sot një deklaratë ku ka shkruar:

“Ne asnjëherë nuk e kemi kontaktuar direkt lojtarin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat