Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, është përforcuar me një futbollist të dëshmuar për edicionin e ri. “Erjon Vucaj transferi më i ri në FC Drita. Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Erjon Vucaj, lojtar që vjen nga Kampionati Shqiptar.
Vucaj luan në pozitën e mesfushorit ku së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Nuk do të ndalemi me kaq!!!”, bëhet e ditur nga Drita.