Reali padit Interin tek FIFA

Futboll

Reali padit Interin tek FIFA

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:39
Modriç

Real Madrid ka raportuar zyrtarisht Interin në FIFA për shkak se klubi spanjoll e konsideron ilegale interesimin e Interit për Luka Modriçin.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, më herët i ka thënë Interit se ylli kroat kushton 750 milionë euro, dhe se në kontratën e tij ka ende dy vite.
Raportimin e Interit e ka konfirmuar zëdhënësi i FIFA-së në ESPN FC.
Reali është ankuar për shkak se klubi nga Milano është interesuar për Modriçin dhe ka tentuat ta joshë atë pa dijeninë e madrilenëve.
Afati kalimtar i transferimeve në Seriea A mbyllet sot në ora 20:00, dhe kalimi i Modriçit në Inter është gjithnjë e më i vështirë për t’u realizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat