Ajeti transferohet te Perugia në Serie B

Futboll

Ajeti transferohet te Perugia në Serie B

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 13:07
Foto

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare sezonin tjetër do të luajë në ligën e dytë të Italisë.

Arlind Ajeti është shumë afër largimit nga Torino.

Sipas Tutto Mercato Web qendërmbrojtësi shqiptar është pranë kalimit te skuadra e Perugias në Serie B.

Pasi nuk arriti të bind me paraqitjet e tij te Torino, Ajeti sezonin e shkuar luajti me skuadrën e Crotones si i huazuar.

Te Perugia ai do të ketë për trajner Alessandro Nestan. Një mundësi e mirë për Ajetin të përfitojë nga eksperienca e një prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit italian.

Transferimi i Ajetit te skuadra e Perugias pritet të mbyllet sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat