Ky është mesazhi i Marchisios pas lamtumirës me Juventusin (Foto)

Futboll

Ky është mesazhi i Marchisios pas lamtumirës me Juventusin (Foto)

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 12:51
Foto

Mesfushori italian nga sot nuk është më pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

25 vite të kaluara te Juventusi, klub me të cilin është rritur, por sot Claudio Marchisio ka ndërprerë kontratën me bardhezinjtë.

Mesfushori ka qenë pjesë e klubit që në moshën tetë vjeçare dhe i duhet të largohet pasi nuk ka më peshën që ka pasur përpara disa viteve. 32 vjeçari ka pasur shumë vështirësi edhe me lëndimet.

Ai përmes një mesazhi në Instagram, i ka dhënë lamtumirën klubit të tij të zemrës.

“Një mijë mendime dhe një mijë imazhe më kanë shoqëruar gjatë natës”, ka shkruar fillimisht Marchisio. “Nuk ndaloj së pari këtë fotografi dhe këto vija në të cilat kam shkruar jetën time si një njëri dhe si një futbollist. E dua këtë fanellë kaq shumë, saqë pavarësisht gjithçkaje, jam i bindur se e mira e ekipit vjen e para. E kam këtë parim edhe në një ditë si kjo”.

“Ju jeni pjesa më e bukur e kësaj historie të mrekullueshme, për këtë arsye brenda pak ditësh do të keni një përshëndetje speciale”, thuhet në mesazhin e futbollistit.

Marchisio pritet që ta vazhdojë karrierën në MLS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat