Marcelo zbulon arsyen e humbjes nga Atletico Madrid

Futboll

Marcelo zbulon arsyen e humbjes nga Atletico Madrid

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:03
Marcelo

Marcelo ka reaguar pas humbjes së Real Madridit nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës. 

Marcelo ka analizuar humbjen e Real Madridit nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës.

Mbrojtësi i majtë ka thënë se Atletico Madrid e meritoi fitoren derisa ekipit të tij i mbetet të ndryshojë për fillimin e sezonit të ri në La Ligë.

“Nuk është në rrezik sezoni por duhet të ndryshojmë për ta filluar mirë La Ligën”, u shpreh Marcelo pas ndeshjes.

“Urime Atleticos, e ka mëritur titullin. Është e dhimbshme për ne por duhet ta ndryshojmë çipin për ta filluar mirë sezonin. Në fund fiton ai që gabon më pak dhe ne kemi bërë gabime”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat