Muja firmos me Braunschweig-un

Futboll

Muja firmos me Braunschweig-un

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2018 Në ora: 18:31
Muja firmos me Braunschweig-un

Futbollisti i Trepçës ’89, Arbnor Muja, firmos me skuadrën e Bundesliga III gjermane, Eintracht Braunschweig.

Muja është  i lumtur për aventurën e re dhe premton maksimumin. “Kam nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin gjerman Eintracht Braunschweig. I falënderoj të gjitha klubet ku u zhvillova si futbollist KF Bardhi, KF Trepça dhe së fundmi KF Trepça ‘89, po ashtu të gjithë ata që me përkrahën dhe me ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi, iu jam mirënjohës të gjithëve.

Falënderim i veçantë për menaxherët e mi Nikolla Paloka dhe Mentor Prekazi, që më dhanë mundësinë të paraqitem në arenën e Bundesligës”, ka thënë Muja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat