Superkupa e Europës me dy risi

Futboll

Superkupa e Europës me dy risi

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:00
Pamje nga një stërvitje

Këtë mëngjes u zhvillua takimi informativ mes dy ekipeve të Madridit (finalistë të Superkupës së Europës) dhe UEFA-s. Nga takimi u fiksuan mjaft detaje të kësaj përballjeje, që do të ndiqet me mjaft interes në kontinentin e vjetër, por edhe më gjerë. Kështu, Real Madridi do të vishet me të bardha, ndërsa portieri i tij me fanellë të zezë.

Atlético Madrid do të shkojë në fushë me ngjyrat e vet karakteristike, ato “rojiblanco”, ndërsa portieri i sa j do të veshë fanellë me ngjyrë të gjelbër. Arbitri i ndeshjes do të veshë një fanellë me ngjyrë të verdhë dhe pantallona të zeza. Kjo do të thotë se në këtë aspekt nuk ka lajme të rëndësishme për dy ekipet.

Bari i stadiumit do të jetë 22 milimetra i lartë dhe do të ujitet pasi të dyja ekipet të bëjnë nxehjen dhe gjatë pushimit mes dy pjesëve. 12 lojtarë do të jenë në gjendje të ulen në stol, çka është një nga risitë e lojës. Dhe ekipet mund të bëjnë një zëvendësim tjetër (të katërt) në kohën shtesë, nëse nevojitet të luhet pas kohës së rregullt.

Në fakt, zëvendësimi i katërt ishte një nga risitë edhe Botërorit të Rusisë, implementuar nga FIFA, çka duket se është përqafuar edhe prej UEFA-s. A do të vlejë kjo edhe për ndeshjet e tjera në vazhdim, që do të kërkojnë kohë shtesë për të përcaktuar fituesin, në kompeticionet e udhëhequra nga UEFA? Kjo mbetet të shihet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat